Tuesday, January 22, 2013

Windows Phone po rritet në Evropë!

foto

Me sa duket, platform mobile e Microsoft, Windows Phone është duke fituar treg të ri në Evropë, thuhet sipas një raporti të lëshuar së fundmi nga Kantar Worldpanel. Microsoft ka ngritur pjesëmarrjen e saj të tregut të telefonave të mençur në Mbretërinë e Bashkuar nga 2.2 për qind në 5.9 për qind për tremujorin e fundit të vitit 2012. Microsoft gjithashtu ka regjistruar shitje të mira të pajisjeve me Windows Phone edhe në vendet tjera evropiane me 13.9 për qind të tregut në Itali, një ngritje kjo nga 2.9 për qind sa kishte më herët. Një rrijte e rëndësishme ka ndodhur edhe në Spanjë, ku Microsoft kishte vetëm 0.4 për qind, ndërsa tani është rritur në 1.4 për qind.