Thursday, January 17, 2013

VIP-At Në Ski, Drenusha & Ledri Në Brezovicë.

I ftohti dhe acari i madh nuk i ka penguar njerëzit që të argëtohen në vende të ndryshme dhe qendrat për ski. Edhe personazhet e njohur e kanë shfrytëzuar këtë kohë për pushime dimërore dhe për t’u larguar pak nga monotonia që mbizotëron nëpër kryeqytete.ipas gazetës tiranase Panorama plus, këngëtarja Drenusha Latifi me disa mikesha të saj ka udhëtuar drejt Brezovicës, një qendër shumë e njohur për pushime dimërore në Kosovë. Në të njëjtin vend është duke pushuar dhe Ledri Vula, reperi i cili për një kohë të pacaktuar është tërhequr nga muzika për t’iu përkushtuar më shumë studimeve në regji të filmit. Në anën tjetër, një luks më të madh po ia lejon vetes supermodelja e njohur Emina Çunmulaj, e cila së bashku me të dashurin e saj, milionerin Sam Nazarian, është duke shijuar këto ditë dimri në Montage Deer Valley, duke festuar kështu edhe zgjedhjen e Nazarianit si “Personi i vitit” në Shtetet e Bashkuara.