Friday, January 4, 2013

Vazhdon rrahja brutale e shqiptarëve në Shkup

-Vazhdon rrahja e fëmijëve shqiptarë nga grupe huliganë maqedonase. Viktimat e fundit janë katër 16 vjeçar shqiptarë, të rrahur në lagjen Aerodrom të Shkupit, pa ndonjë shkas apo pretekst. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në lagjen Aerodrom, kur katër të rinjtë kanë shkuar të japin testin e ndihmës së shpejtë, të nevojshme për patentë shoferi. Papritmas janë sulmuar nga mbi 20 të rinj maqedonas, ndërsa bilanci është ky: një në shok – dhomë, dhe tre me plagë të rënda trupore, raporton Alsat-M. “Sa dolëm te udha, kur i pamë 20 veta, vrapuan, na zunë dhe na rrahën. Veç bërtitën, maqedonas ishin, edhe më si na zunë me bejzboll na rrahën. Ata ishin 20-30 vetë, ne ishim pesë vetë”, deklaroi Riad Iljazi, njëri prej të rrahurve. Prindi i Riadit tregon se nga frika që të mos ndodhë kjo që ka ndodhur sot, e ka tërhequr djalin nga shkolla e mesme ndërtimore “Zdravko Cvetkovski – GUC”, e cila ndodhet në Karposh IV, por as që ka menduar se i biri do t’i kthehet i rrahur brutalisht në momentin që ka shkuar t’i shtohet testit për patentë shoferi. “Kur rrihen shqiptarët nuk ka përgjegjësi, nuk ka kush i mbron. Ky shtet për mua është katastrofë. Sikur të ndodhë që shqiptarët t’i rrahin maqedonasit, ata kapen menjëherë. Shqiptarët kur rrihen, kryerësit nuk kapen asnjëherë. Nuk ka ndodhur rastësisht kjo”, tha Naser Iljazi, prindi i Riadit.