Sunday, January 20, 2013

Stupcat cenzurojnë një prej videove?

imageStupcat kanë larguar një prej videove të tyre nga kanali zyrtar në YouTube, ku ata kanë lansuar episodet të cilat kanë qenë pjesë të serialit Egjeli. Në këtë episod, tre komedianët janë shfaqur në skeçin “Ministrat tu knu te vorri i nanes”, që shfaq tre vëllëzër, njëri ministër (Osman Azemi), tjetri deputet (Mensur Safqiu) dhe i treti që merret me tenderë (Vedat Bajrami), teksa pas 12 vjetësh vizitojnë varrin e nënës së tyre. Siç duket, kjo skenë nuk është pritur mirë nga publiku dhe kështu kjo ka bërë që ky skeç të largohet nga kanali YouTube. Por, bordi i Stupcave mohon faktin se ata kanë hequr videon për reagimet e publikut, por për shkaqe teknike, dhe shumë shpejt do të shfaqet përsëri në kanal. “Ne e kemi hequr për shkaqe teknike dhe kjo është pjesë e planit tonë”, ka thënë Agron Sokoli, producent ekzekutiv i Stupcave.