Tuesday, January 22, 2013

Shfaqen imazhet e para të celularit të ri BlackBerry 10 (VIDEO)

Uebfaqja e adhuruesve të BlackBerry N4BB.com pretendon se ka siguruar disa imazhe të qarta të celularit të ardhshëm inteligjent nga Research in Motion (RIM). Imazhet në foto tregojnë gjithashtu se ai do të operojë me sistemin operativ BlackBerry 10 OS, ndryshe nga disa imazhe më të hershme nga e njëjta uebfaqe, që shfaqte pamje të mjegullta të celularit. Për me tepër, N4BB pohon se emri i prodhimit të pajisjes, të cilës në të kaluarën i është referuar si Seritë-N, do të jetë BlackBerry X10. RIM do të organizojë prezantimin zyrtar për BlackBerry 10 në New York City dhe në vende të tjera të botës më 30 Janar.
SHIKO VIDEON