Tuesday, January 8, 2013

Rita Ora nis nje lidhje te re!!

-Rita Ora, besohet se është duke u takuar me aktorin dhe muzicientin, Evan Ross i cili është djali i këngëtares së njohur, Diana Ross. Sipas disa burimeve, Rita dhe Evan janë parë duke u argëtuar në një ndejë të dielën në Manhattan, dhe sipas këtyre burimeve, të dy kanë kaluar një natë pasionante. ‘Ata ish aq të afërt me njëri tjetrin. Shkëmbyen madje edhe një puthje pasionante’, ka thënë një burim për gazetën, ‘New York Post’. Bëhet e ditur se, gjatë kohës sa Rita kishte qenë në lidhje me Rob Kardashian, ajo ishte takuar edhe me Evan, në një ndejë të organizuar nga lejbëlli i saj, ‘Roc Nation. Ndërkaq, pak ditë më parë, dolën fjalë se Rita, kishte fjetur edhe me shefin e saj, Jay Z e këto thashetheme e kanë zemëruar pa masë atë ku edhe ka reaguar ashpër duke thënë që, të mos merren me të e familjen e saj.