Wednesday, January 16, 2013

Rita Ora me linjë të veshjeve?

ita Ora ka menduar të hapë një linjë të veshjeve me emrin e saj. Në intervistën e dhënë për njërën prej gazetave më të mëdha në botë, “The New York Times”, ndër të tjera, këngëtarja ka treguar edhe planet e saj më afatgjate që do të kishte dëshirë që t’i realizonte dikur. Një linjë me veshjet e saj, është ideja më e re që këngëtarja kosovare po pretendon ta realizojë, por vetëm pasi që të lansojë afro 11 albume më parë, pasi muzika për të është primare dhe gjithmonë do të jetë. Një linjë e veshjeve do të ishte një biznes me një sukses ndoshta të garantuar për Rita Orën, pasi që ajo në shumë vende të botës, nga stilistët më të njohur, po vlerësohet lartë për stilin e saj.