Thursday, January 17, 2013

Përse na rrudhen duart kur i mbajmë shumë në ujë?

Fenomeni I vyshkjes të duarve kur I mabjmë shumë në ujë ka bërë kuriozë shumë shkencëtarë, që tani duket se e kanë zbuluar arsyen e këtij reaksioni. Ajo cka kane zbuluar ka qënë që vyshkja është një përshtatje evolutive e nevojshme për të përmirësuar kapjen e objekteve në ujë. Pra sipas eksperimentit të zhvilluar kur duart janë në ujë nën ndikimin e ujit ato nuk mund të kapin objekte të ndryshme pasi ato rrëshqasin për ktë arsye krijohen rrudhat të cilat pengojnë rrëshqitjen. Kjo dukuri ëhstë e kontrolluar nga sistemi nervor. Gjatë kohës që ne I kemi duart në ujë, pjesa më sipërfaqësore e lëkurës e cila është e përbërë nag keratina, një proteinë që nga natyra lidhet me ujin dhe substancat yndyrore. Kur I mbajmë duart për shumë kohë keratina thith ujin dhe fryhet gjë që nuk ndodh në shtresat eposhtme të dorës. Rezultati shët që pjesa e sipërme e lëkurës bëhet më e fryrë në krahësim me pjesët e poshtme dhe formon rrudhat.