Thursday, January 17, 2013

Përkëdhelitë dhe komplimentat, sekreti i një martese të lumtur

Në bazë të një martese të lumtur janë vetëm disa rregulla të thjeshta për t’u ndjekur. Këto na I sugjeron psikologia Sonya Lyubomirsky, nga universiteti I Kalifornisë. Sipas saj për të mbajtur në shëndet të plotë një raportin martesor është e nevojshme një dozë e mirë dhe e përdisthme përkëdhelish, admirimi kundrejt partnerit dhe interesi për gjërat që partneri pëlqen. Sipas psikologes edhe dashuria më e thellë apo lumturia më e madhe që vjen me martesën mund të zhduket për një fakt të thjeshtë dhe fiziologjik: përshtatja hedonike, që do të thotë se nga natyra tentojmë që të mësohemi me gjithçka që na jep kënaqësi dhe lumturi kështu që euforia e fillimit fillon të zbehet dhe nuk ka më atë vlerë. Këhstuqë është e rëndësishme që gjithmonë ta gjejmë kohën për pak përkëdheli, gjeste afrimiteti, përqafime. Të kaloni pak pak kohë sëbashu të dëgjoni me vëmendje njëri-tjetrin duke tregiuar interes për gjërat që I pëlqejnë partnerit. Pra celësi I lumturisë është që të kemi sa më shumë momente të bukura dhe të dashura gjatë ditës më shumë komplimeta se sa kritika. Pra duhet të shpenzosh 5 minuta nga dita jote për të përmirësuar jetën e partnerit, nuk ka nevojë t’I falësh hënën mjafton një buzëqeshje.