Wednesday, January 16, 2013

Paditen motrat Kardashian.!!

Një grimere ka paditur Kim Kardashian dhe motrat e saj Kourtney dhe Khloe me akuzat se i kanë vjedhur emrin e linjës të saj të kozmetikës. Lee Tiller ka shkuar në Gjyqin federal në Los Anxhelos të mërkurën, duke thënë se koleksioni i motrave Kardashian “Khroma” është i vjedhur nga linja e saj e quajtur “Kroma”. Ajo kërkon 6.25 milionë funte nga motrat Kardashian dhe kompania e marketingut “Boldface” për dëmet që pretendon se i kanë shkaktuar asaj. “Linjën ‘Kroma’ e kam zhvilluar vetë. E hapa biznesin tim me punën time të palodhshme dhe ndërmora hapat ligjorë për ta mbrojtur atë. Dhe tani jam detyruar për luftën legale që kam me Kardashianet, pasi ato vendosën të marrin diçka që nuk u takon”, – ka thënë grimierja Tiller, për mediat amerikane. Ndërkohë zëdhënësi i familjes Kardashian deklaroi se motrat kanë vepruar gjithmonë në mënyrë ligjore. Kim, Kourtney dhe Khloe të cilat kanë lançuar linjën e tyre “Khroma”, janë gjithashtu të paditura edhe nga salloni i bukurisë “Chroma”, në Los Anxhelos.