Monday, January 28, 2013

Nora Istrefi dhe Tuna, për një natë “rivale”


Do të jenë rivale, të paktën për një natë. Të dyja këngëtaret, Nora Istrefi dhe Tuna, janë nominuar për çmimin “Best RNB”, në edicionin e tetë të spektaklit “ZHURMA SHOW AWARDS 2012″, i cili do të mbahet të hënën në Prishtinë. Grupi organizator i spektaklit  ka publikuar nominimet për të gjitha kategoritë në muzikë dhe në përballje, janë shumë këngëtarë të njohur si Kaltrina Selimi, Mc Kresha, Vesa Luma, Blero, Alban Skenderaj e shumë e shumë të tjerë.