Wednesday, January 16, 2013

Një histori e jashtëzakonshme, me një fund të lumtur...

Nicole Graham, fitoi betejën me jetën, jo për jetën e saj por… të kalit! Ishte gjëja që donte më shumë, ishte besniku më i madh dhe këtë e vërtetoi më së miri duke rrezikuar dhe jetën e saj.Kali u izolua në llucë për pasoj të zbaticës në bregdet në Australi, por e zonja e tij nuk e braktisi atë, duke treguar kështu një besnikëri të paimagjinueshme. Kali që peshonte rreth 500 kg, kishte ngecur në llucë, por nga tentativat e tij për të shpëtuar ishte izoluar edhe më shumë saqë rrezikonte të ngordhte nga mbytja. Por, heroizmi dhe besnikëria e Nicole Graham ishte i pa imagjinueshëm, ajo rrezikoi jetën duka i ofruar ndihmën e saj, qëndroi me të për 3 orë në llucë, duke i mbajtur kalit kokën lartë që ai të mund të thithte oksigjen. Ju deshën 3 orë mund ekipit të shpëtimin që të kryenin me sukses gjithë misionin e tyre dhe aventura të mbyllej me sukses. Historia e kalit dhe Nicole është kthyer në shembull dhe ka reflektuar në të gjithë botën si një nga historitë më të mrekullueshme njerëzore.