Friday, January 18, 2013

Milionerja punon si pastruese, për të qenë shembull për fëmijët

Edhe pse është milionere, një grua kineze punon si pastruese për një pagë mujore prej 1420 juanëve (174 euro), për të dhënë një shembull për fëmijët e saj dhe për t’ua kujtuar atyre vlerën e vërtetë të parave. Pasanikja nga qyteti perëndimor i Kinës, Wuhan, posedon pasuri prej miliona eurove, por ende punon për një pagë modeste. “Dua të jem shembull për djalin dhe vajzën. Njerëzit mund të rrinë në shtëpi e të shpenzojnë para. Ata duhet të punojnë tërë jetën, ndryshe ndjehen të pavlerë”, thotë Yu Youzhen, për të cilën kolegët kanë fjalë të mira: se e kryen punën si duhet. Fëmijëve ajo u ka thënë se nëse nuk punojnë, pasurinë do t’ia jap shtetit. Dhe, duket se ky kërcënim u kuptua mirë, pasi djali i saj po punon si shofer dhe udhëzues në zonën turistike Donghu për një pagë prej 2.000 juanëve (240 eurove), ndërsa vajza si nëpunëse në një institucion vendor për 3.000 juanë (360 euro) në muaj.