Tuesday, January 22, 2013

Ky është Sheiku që ka në pronësi “gjysmën e botës”


Ai mund të quhet edhe si një manjak i dhënë pas zotërimit të botës. Kjo pasi sheiku Hamad bin Jassim al-Thani shpenzon çdo vit nga 20 deri në 30 miliardë dollarë për të blerë ndërmarrje, shtëpi, toka në të gjitha kontinentet. Sipas mediave, në 7 vjet ai ka akumuluar një pasuri prej 627 miliardë dollarësh. Nëse zbret zbret në aeroportin e Doha, në Katar, të thonë se “të gjitha rrugët të çojnë në pallatin prej mermeri të bardhë të sheikut HBj”. HBj është shkurtimi i Hamad bin Jassin bin Jabr al-Thani, 53 vjeç, me dy gra, 15 fëmijë. Ai është kushëriri i emirit Khalifa, prej 20 vjetësh ministër i Jashtëm dhe prej vitit 2007 edhe Kryeministër. Mbi të gjitha është administratori i deleguar i “Qatar investement authority” (QIA), fondi sovran i emiratit të vogël, por në vend të dytë për të ardhurat më të larta për person pas Lihtenshtenjit. Kliko ne katrorin me lart dhe shiko Videon ne vijim...