Saturday, January 5, 2013

Ky është Samsung Galaxy S4?! (VIDEO)

-Bëhet e ditur sipas një uebfaqje se është shpalosur versioni i fundit i telefonit të famshëm inteligjent të Galaxy.Një imazh marrë nga Sammobile tregon pajisjen e re me një ekran 5 inç dhe një projektim të ri pa butona në kapak.Aparati besohet të ketë një procesor quad core dhe një kamerë 13 megapikselë.Fotoja tregon një dizajn të ri për telefonin e shumëpritur të Samsung, ku të gjithë butonat janë hequr nga pjesa përpara e pajisjes.Prej kohësh kanë qarkulluar zëra se telefoni do të përmbajë edhe një lloj të ri ekrani ‘të përkulshëm,’ i cili do ta bënte telefonin thuajse të pathyeshëm.Kjo vjen menjëherë pas lajmit se iPhone 6 i Apple po përdorej tashmë nga zyrat qendrore të firmës në Cupertino të Kalifornisë.Apple dhe Samsung kanë hyrë në një betejë për supremaci në tregun e celularëve inteligjentë dhe lëshimi i S4-ës para një iPhone të ri mund t’i japë firmës koreane një avantazh vendimtar.