Friday, January 25, 2013

Kim Kardashian ka tradhëtuar ish të dashurin me …


Kim Kardashian, ndërkohë që ka qënë në lidhje me futbollistin, Reggie Bush, e tradhëtonte këtë të fundit, me të dashurin aktual të saj, këngëtarin e njohur, Kanye West.
 Lajmin e ka bërë të ditur një ish-mik i Kanye, Consequence, i cili ka pohuar se Kim dhe Kanye takoheshin në mënyrë të fshehtë të paktën 3 vjet para se lidhja e tyre të shndërrohej në diçka serioze.
 Ylli i hip- hopit, Consequence, ka thënë gjithashtu në një radio amerikane se ai vetë e ka shoqëruar me makinë disa herë Kanye West nëpër hotelet ku Kim e priste për t’u takuar fshehurazi me reperin, pas krahëve të të dashurit të asaj kohe, Reggie Bush.
Ylli televiziv, Kim Kardashian, pasi u nda në 2009-ën nga futbollisti, Reggie Bush, u martua me basketbollistin, Kris Humphries, por u divorcua 72 ditë më vonë. Ndërkohë që, tashmë, është në pritje të një fëmije me Kanye West, Shiko nje pjes te video's pak me lart..