Sunday, January 20, 2013

Jennifer Lopez nuk kënaqet lehtë (FOTO)

Jennifer Lopez nuk është nga ato që kënaqen me pak. Pavarësisht se ajo zuri vendin kryesor në numrin e kësaj jave të magazinës prestigjioze People, 43 vjeçarje thuhet të jetë e inatosur në lidhje me foton që ata kanë përzgjedhur. Sipas medieve amerikane, ish anëtarja e jurisë së “American Idol” e cila në këtë foto shihet e ulur dhe duke qeshur dhe me flokë të drejta, nuk është ndarë e kënaqur me foton pasi që mendon se ajo e paraqet të vjetër. Sidoqoftë, brenda intervistës nëna e dy binjakëve fletë për jetën e saj me ish bashkëshortin Marc Anthony dhe të dashurin e saj të ri, Casper Smart.