Monday, January 7, 2013

Ja pse Messi dhe CR7 nuk votuan njëri-tjetrin

-Në konferencën për shtyp para dhënies së çmimit "Topi i Artë 2012", mediat nuk qëndruan pa pyetur dy kryeprotagonistët Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon se përse nuk e votuan njëri-tjetrin në votimin e "Topit të Artë". Messi u shpreh se nuk votoi për Cristianon, pasi donte të votonte shokët e tij të Barcelona, ndaj edhe ia dha votat Xavit, Iniestas dhe Aguerros. “Por do të ishte budallallëk të mos e konsiderosh Cristianon mes 3 më të mirëve. Vetëm mendova se ata ishin ata që duheshin votuar", tha Messi. Ndërsa Cristiano Ronaldo duket se gjeti një justifikim më të mirë: "Pata marrë një goditje në sy dhe isha në shtëpi. Nuk votova fare", tha Ronaldo.