Wednesday, January 30, 2013

‘El Clasico’ me 500 milionë spektatorë


Real Madridi dhe Barcelona do të sfidohen nesër mbrëma në Santiago Bernabeu në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey, ndërsa pritet që këtë ndeshje ta përcjellin së paku 500 milionë spektatorë.
Ndeshja do t’i vë përballë për herë të parë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, pasi ‘pleshti’ e fitoi Topin e Artë për herë të katërt radhazi. Mirëpo, Real – Barça do të jetë interesante edhe për trajnerin Mourinho.
Trajneri portugez duket se nuk komunikon më me lojtarët, por ndaj katalunasve është munduar gjithmonë ta nxjerr më të mirën nga lojtarët e tij, edhe pse do të ketë disa mungesa të rëndësishme.