Sunday, January 27, 2013

E tallën në Facebook, 14-vjeçarja vret veten (FOTO)

tallen
Në Itali prej disa ditësh kanë shpërthyer polemika të shumta pas vetëvrasjes së 14-vjeçares së quajtur Karolina. Kjo e fundit është hedhur nga një ndërtesë e lartë, pas një feste në Novara, ku dhe jetonte me të atin, që kishte disa muaj që ishte divorcuar. Nga hetimet paraprake, mësohet se adoleshentja është vetëvrarë pas fyerjeve dhe fjalëve kundër saj në rrjetet sociale. “Ju e vratë me fjalët tuaj”, shprehen miqtë e 14-vjeçares në Facebook.
Në faqen e saj tashmë janë postuar me qindra mesazhe që shprehin zemërim, ndërkohë që rrjetet sociale kthehen edhe një herë tjetër shkak për vdekjen e të rinjve.