Tuesday, January 8, 2013

E la fushën për ti rrahur tifozët! (VIDEO)

Një ngjarje interesante në futboll është parë në njëren nga ligat e futbollit iranian. Gjersa skuadrat luanin në fushë, dy tifozë po fyenin një nga lojtarët në fushë. Por lojtarit në një moment i plasi duke bërë që të lëshoj fushën për të kaluar telat pengues të tifozëve. Si një “Tarzan” u ngjitë në fushë për të kaluar telat duke u përfshirë në rrahje fizike me dy tifozët që e ofendonin. Për ti ndarë ata u desht të kalonin pengesat edhe lojtarët e tjerë por që hasën në më shumë vështirësi.