Wednesday, January 30, 2013

Bruno Mars pendohet se ka braktisur Rita Orën

foto.phpRita Ora përveçse për muzikën e saj, është përfolur mjaft në mediet botërore edhe për lidhjet e saja të dashurisë me personazhe të famshëm.Nga Drake tek Rob Kardashian e Bruno Mars.
Pikërisht për këtë të fundit Rita pati thënë se ka ndjerë simpati të madhe por që lidhja e tyre nuk pati mundësi të vazhdonte kur ata nisën të bëheshin të famshëm.Ndonëse lidhja e tyre ka përfunduar vite më parë, Rita përmes një statusi ka ngjallë dyshime se Bruno i ka kushtuar asaj një këngë.
Në albumin e ri të këngëtarit, gjendet një baladë që mbanë titullin “When I was your man” dhe flitet për një dashuri të humbur. Mes vargjesh thuhet edhe “Krejt çfarë ajo dëshironte të bënte ishte të vallëzoj”.
Pikërisht këto vargje i ka shkruar Rita në profilin e saj në Twitter duke shtuar “Nuk kam kërkuar shumë” duke aluduar kështu në mundësitë që Bruno t’i ketë kushtuar këngë.