Thursday, January 3, 2013

Bomba e kurdisur: Falcao kalon në Real Madrid!

falc -Nëse lëmë anash Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, është vështirë që ekziston futbollist i cili në vitin 2012 ka magjepsur botë sesa Radamel Falcao. Sulmuesi i Atletic Madridit mund të ndërroj fanellën bardh e kuq me atë të Realit, dhe atë shumë shpejt. Sipas “Punto Pelote”, presidenti i Atleticos, Enrique Serezo, kohë më parë ka thënë se ekziston një marrëvshje e shkruar sipas së cilës kolumbiani do të kaloj në Real në fund të stinorit. Burime të njëjta theksojnë se këtë informacion Serezo e ka zbuluar në një mysafiri të lartë i cili ishte në bankën rezervë të Atelticos në stadiumin “Vincente Calderon” gjatë ndeshjes kampionale me Celta Vigon. “Falcao ka të nënshkruar një letër me Realin, dhe atë që një kohë të gjatë”, ka thënë një burim i paidentifikuar i cili ishte i pranishëm kur presidenti i Atleticos e ka bërë publik lajmin.