Friday, January 18, 2013

Berisha poston në Facebook një foto të fëmijëve të Argitës (FOTO)

Në kulmin e akuzave ndaj vajzës së tij, kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të postojë në Facebook një foto të fëmijëve të Argitës. Në foto shfaqen vajza dhe djali i vogël i Argitës, Sara dhe Arti, së bashku me qenin, Reksi. Ata janë në shtëpinë e Berishës. “Kjo është nje skenë që shfaqet sa herë që Reksi vjen për vizitë tek ne. Arti e do shumë Reksin, me kusht që të mos jetë vetëm me të. Kësaj radhe po bisedon me të në prani të Sarës, i sigurt pas divanit. Këtë foto e fiksova disa ditë më parë me Blackberryn tim!” shkruan Berisha.