Thursday, January 17, 2013

Ashpërsohet Gara Në “X Factor”, Suela E “No Limit” Le Garën

sonitunaNjë natë e magjishme ka qenë ajo e spektaklit “X Factor Albania 2″, të dielën në mbrëmje. Konkurrentët kanë sjellë interpretime mbresëlënëse, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut në sallë që i përkrahte me ovacione, ndërsa ai në shtëpi i mbështeti me “Voto” nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Gjithashtu komentet dhe vlerësimet në rrjetin social “Facebook”, kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit. Performanca të arrira, të kuruara mjeshtërisht nga produksioni, ku ajo e Kanitës me “Valsi i lumturisë”, grupit “Natyral” apo edhe e Antonelës, kanë dhënë pamjen e një prodhimi televiziv botëror.albanisonitunaJuria Juria e “X Factor”, Pandi Laço, Tuna, Soni Malaj dhe Alban Skënderaj me gjykimet dhe debatet mes tyre në mbrojtje të konkurrentëve të kategorive përkatëse, ka sjellë ilaritet dhe batuta gjatë gjithë spektaklit. Ishte Tuna dhe Alban Skënderaj, ata të cilët u kapën me njëri tjetrin lidhur me performancën e grupit, “Natyral” e që bëjnë pjesë në skuadrën e Albanit. Si Tuna, ashtu edhe anëtari tjetër i jurisë, Pandi Laço qenë kritikët më të mëdhenj të grupit, “Natyral” të skuadrës së Albanit e kjo gjë e acaroi shumë këngëtarin. “Ishte një nga performancat më të mira të grupit “Natyral”. Por, juria sot bëri vlerësime sipërfaqë- sore”, ishte deklaratë e Albanit që e bëri Tunën të nxehet. “Alban, asnjë nga ne nuk jemi këtu sonitunapër të bërë vlerësime sipërfaqësore”, iu kundërpërgjigj këngëtarja, duke e tensionuar edhe më shumë situatën në panel.